“Sarandën po e blejnë të huajt”, Arben Çipa: Vijnë rreth 2000 pushues në ditë
Operatori turistik Arben Çipa ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, për të folur për turizmin në Shqipëri.
Ai tha se Saranda tashmë po kthehet në një vend kozmopolitan, pasi pret rreth 2000 pushues në ditë.
“Ne në ditë presim me linjat e tragetit rreth 2000 pushues të cilët vijnë e kakojnë një javë pushime në Sarandë e 2000 largohen nga Shqipëria. Kjo është e pabesueshme. Është shtuar edhe tregu italian i cili Sarandën e ka si vend klasik.
Është një tmerr turistik dhe Saranda ka marrë ngjyrën e një qyteti kozmopolitan. Të paktën tre vite më parë 380 familje skandinave figuronin me pronat e tyre në Sarandë, ata vinin dy herë në vit për pushime e sillnin e ndonjë familje tjetër me vete dhe sot nuk është e lehtë të gjesh shtëpi të blesh as në vijën e pestë të Sarandës”,-tha Arben Çipa.