Kroçera MS BOLETTE e kompanisë Fred. Olsen Cruise Lines viziton Sarandën për herë të parë

Ka mbërritur në Portin e Sarandës për herë të parë kroçera MS BOLETTE, è gjigantit të Kroçerave norvegjese 🇳🇴Fred. Olsen Cruise Lines.

Administrata e Portit Sarandë, Drejtori i Portit z. Qendro i ka rezervuar një pritje të veçantë kroçerës BOLETTE dhe stafit të saj!

Nje perfaqesi e Administrates portuale ka zhvilluar një vizitë ne bordin e anijes per tu uruar mirëseardhjen në Shqipëri dhe Sarandë. Përfaqësia e Portit Sarandë është pritur nga Kapiteni dhe zv/Kapiteni i BOLETTE dhe pjesëtarë të stafit drejtues të anijes!

Dy drejtuesit kanë shkëmbyer mes tyre simbolet e Kompanise se Kroceres dhe Portit Sarandë. Drejtori i Portit Sarandë, z. Qendro i ka shprehur mirëseardhjen duke shprehur deshiren qe kompania Fred.

OLSEN CRUISE LINES të vendosë Sarandën një destinacion të përhershëm për tu vizituar, duke garantuar se nga ana e administrates portuale do te ofrohen te gjitha shërbimet dhe lehtesite për hyrjen në Port dhe nga ana e Agjensive Turistike te Sarandes do tju ofrohen vende dhe site arkeologjike e turistike nga me mahniteset e rajonit për tu vizituar.

Kapiteni i MS BOLETTE është shprehur se Saranda është nje nga qytetet me te bukura qe ka vizituar gjate karrieres se tij si Kapiten.