Rinovohet tabelat shpjeguese në Parkun Arkeologjik të Finiqit

Parku Arkeologjik i Finqit vitet e fundit tërheq gjithmon e më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Gërmimet arkeologjike dhe ndërhyrjet restauruese e kanë pasuruar numrin e monumenteve të vizitueshme në këtë park, si dhe informacionin rreth historisë së lashtë të qytetit antik, i cili ka qenë kryeqyteti i Kaonisë.

Për prezantimin sa më profesional të monumenteve dhe historisë së tij, u rinovuan të gjitha tabelat shpjeguese përgjatë itinerarit të vizitueshëm.