Kur Saranda mbante emrin e vajzës së Musolinit
Arkivi Shtetëror ka kujtuar faktin se Saranda pati një kohë – në periudhën italiane – një emër vajze. U quajt “Porto Edda”.
“Me vendim qeverie të vitit 1939, për nder të vajzës së Musolinit, Saranda u pagëzua me emrin ‘Porto Edda’. Falë ruajtjes së kujdesshme, e kaluara e qytetit materializohet në arkitekturën e bukur mesjetare dhe në monumentet antike historike”, shkruan Arkivi vetëm dy fjali për këtë aspekt të veçantë të së kaluarës së një qyteti, i cili është i gjithi mbi rrënoja antike.
Kuriozitete për Sarandën
Origjina e emrit: Vjen nga një manastir i hershëm kristian që iu kushtohet Dyzet Shenjtorëve (Ágii Saránda në greqisht),(Santi Quaranta në italisht).
Emra të mëparshëm: Onhezmi ose Porto Edda për nder të vajzës së Benito Musolinit.
Themeluar: Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropian.
Objektet kryesore: Kalaja e Butrintit, kalaja e Lëkursit.
Karakteristika: Është cilësuar si riviera shqiptare