Këshilltari i Bashkisë së Sarandës përshëndet rijetezimin e sinjalistikes rrugore në “Qafë-Gjashtë”
Nga Jolio Dine
Pershendes rijetezimin e sinjalistikes rrugore ne “aksin e vdekjes”! Duke u gdhire e shtuna e 8 korrikut, Bashkia ka mare masa duke ndare ne korsi rrugen hyrese te Sarandes ne segmentin “Fillimi i rruges 5 – Qafa e Gjashtes” dhe per kete duhet te jemi falenderues.
Ne komunikim me drejtues te policise Bashkiake, jam informuar se tapat ndarese dhe vijezimi do te vazhdoje deri ne fund te aksit, ne drejtim te Ures se Gajdarit.
Megjithate, pervec ndergjegjesimit te drejtuesve te mjeteve per respektimin e sinjalistikes, lind nevoja qe edhe Sektori i Qarkullimit Rrugor ne Komisariatin e Sarandes, te shtoje prezencen policore ne kete aks duke vendosur polic ne kryqezim por dhe patrulle te levizsshme me qellim parandalimin dhe denimin e shkelesve, te cilet serish e gjejne ndonje “xhep” paligjshmerie.
Ndergjegjesimi i bizneseve anes rruges, ndaj klienteve qe i vizitojne, me qellim orientimin e tyre, eshte gjithashtu mjaft i nevojshem.
Me mire 10 minuta me shume trafik, se sa nje viktime.