Foto montazhi / Si u fabrikua një postim i rremë me emrin e Mirela Kumbaros

Një tjetër lajm i rremë qarkulloi përmes mediave sociale ditën e djeshme, këtë herë me emrin e Ministres së Turizmit, Mirela kumbaro.

Në rrjet u shfaq një postim i supozuar në llogarinë e saj në Instagram ku shkruhej se “në plazhin e Himarës, cadrat dhe shezlonet do të jenë falas pas orës 7 të mbremjes”.

Në fakt një postim i tillë nuk ekziston në faqen e Ministres së Turizmit.

Fotoja e përdorur për këtë fabrikim, është marrë nga një tjetër postim i Ministres, ku ajo tregon plazhin e Sarandës me cadra dhe shezlone pa pagesë për pushuesit.

Pikrisht kjo foto e Sarandës është përdorur për të montuar një postim të rremë, me një mesazh absurd që nuk është shkruar kurrë nga Ministrja e Turizmit.

Me poshte foyo reale.