EMRAT/ Katër ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, ndiqen penalisht pronarët

Katë ndërtime pa leje janë konstatuar nga policia në Sarandë e Ksamil

Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë, u konstatuan katër raste ndërtimesh pa leje dhe për rrjedhojë janë proçeduar penalisht:
– Briketa Mollanji 41 vjeç.
– Endri Llanaj 38 vjeç,
– Aleksandër Zeneli 31 vjeç
Ndërtimet e këtyre personave janë konstatuar në Ksamil si dhe
– Bledar Hadëri 39 vjeç me ndërtim ne Sarande.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Vijon operacioni policor i koduar “Coastline”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarisë së kundërligjshme të ndërtimeve pa leje, në zona urbane dhe në ato bregdetare.
Goditen 4 raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, 3 prej tyre në zona bregdetare, në Ksamil, dhe 1 në zonë urbane.
Procedohen penalisht 4 shtetasit që ndërtuan pa lejen e organeve kompetente.
Gjatë këtij muaji, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve nga Policia e Sarandës, në kuadër të operacionit “Coastline”, janë goditur 16 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, për të cilat ka nisur procedimi penal për 16 shtetas.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe goditur 4 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•B. M., 41 vjeçe, E. Ll., 38 vjeç, A. Z., 31 vjeç dhe B. H., 39 vjeç.
Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë, 3 shtetasit e parë janë konstatuar duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në zona bregdetare në Ksamil, ndërsa shtetasi B. H. është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në zonë urbane.
Operacioni policor “Coastline”, për goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.