Defekti në anijen e “Finikas Lines”, tmerrohen pasagjerët e linjës Sarandë-Korfuz
Rreth 200 pasagjerë të linjës “Finikas Lines” që transporton udhëtarë nga Saranda në Korfuz kanë përjetuar dje orë tmerri.
Anija “Marina” e kësaj kompanie pësoi një defekt në motor dhe nuk mund të ankorohej në port.
Mes pasagjerëve të traumatizuar ka pasur edhe fëmijë të vegjël.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë linjë ka probleme me mjetet e saj.
Gjate sezonit të verës fluksi i udhëtarëve që shkojnë në Korfuz dhe kthehen është i lartë