FSHF shtyn për nesër zgjedhjet në Shoqatën Rajonale në Gjirokastër, votimet fars do bëhet në hotel

Federata Shqiptare e Futbollit ka dështuar ditën  e sotme të kryejë procesin e saj zgjedhor të manipuluar në Shoqatën Rajonale të Gjirokastrës.

Të gjithë klubet antare kanë refuzuar proccesi fars të FSHF-së  dhe për të kryer manipulimin Armand Duka dërgoi në Gjirokastër roje private dhe njerëz politik pranë PD për të votuar.

Megjithatë ky procces zgjedhor nuk është zhvilluar ditën e sotme dhe FSHF-ja e ka shtyrë për nesër dhe do e zhvillojnë mbledhjen në hotel.

Ndërkohë Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër ka bërë një deklaratë publike ku denoncon FSHF-në për manipulim të firmave.

Kërkesa e Shoqatës Rajonale është firmos nga tetë klube futbolli.

“Deklarojmë: Vendimmarrjen tonë respektive, për revokimin e menjëhershëm të çdo akti të nënshkruar deri më sot nga ana jonë si përfaqësues ligjor të subjekteve anëtare të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të SHRFGJ; duke konsideruar çdo vendim apo veprim të mëtejshëm procedurial të marrë nga këta delegatë, si një vendim apo veprim absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të tagrave përkatëse përfaqësuese dhe të dënueshëm penalisht.

Ne përfaqësuesit ligjor të subjekteve anëtare të Shoqatës Rajonale Gjirokastër jemi të vetmit përfaqësues ligjor me tagra të plota përfaqësimi në mbledhjet që do të zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të SHFRGJ dhe në mbledhjet që do të zhvillohen nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së”, thuhet në një pjesë të deklaratës noteriale të firmosur nga të gjithë përfaqësuesit e klubeve anëtarë.

Në këtë mënyrë manipulimet që po kryen FSHF-ja me zgjedhjet Rajonale në Gjirokastrës si dhe në Shoqatat e tjera janë dërguar të gjithë në Gjykatë ku janë paraqitur prova se si njerëzit e Dukës kanë falsifikuar firmat dhe shtuar në mënyrë anti-ligjore shtimin e votuesve”, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër nuk e kanë lënë me kaq, Ata kanë depozituar gjithë letrat në Gjykatë duke renditur provat dhe faktet se si Armand Duka po tenton me çdo kusht të fitojë mandatin e gjashtë në krye të FSHF duke manipuluar dhe blerë delegatët e Asamblesë.