Blendi Klosi: Mandati i katërt, me një PS të re
Klosi ka folur ne nje konference per shtyp sot pas marrjes se detyres si sekretar i pergjithshem i PS.
Ai tha se ndër objektivat më primare nën drejtimin e Partisë Socialiste është sigurimi i fitores së zgjedhjeve të vitit 2025.
“Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së është një detyrë shumë e rëndësishme. PS e ka dëshmuar në gjithë këto vite se dita e zgjedhjeve për të është një ditë lufte, gare, fitoreje. Dhe dita pa zgjedhje është dita e parë e të menduarit për zgjedhjet e ardhshme. Z. Gjiknuri ka bërë një punë shumë të mirë. Së bashku do ta çojmë në një garë të fortë fitoren e 2025-s, ku Partia Socialiste shkon jo vetëm për të marrë mandatin e saj të katërt, por njëkohësisht me fitoren e këtyre zgjedhjeve të kemi një parti të re, një parti që reformohet, një parti që gjen forcën te struktura e saj, te njerëzit e saj, te mbështetësit e saj, tek ata që presin vetëm te Partia Socialiste e Shqipërisë të ecin përpara. Kjo detyrë do na detyrojë të punojmë shumë, të kemi orë të zgjatura me gjithë strukturën e partisë në çdo zonë, në çdo lagje, për të kuptuar se çfarë njerëzit duan nga Partia Socialiste.”, tha Klosi.