DETAJET/ Zjarr në vendparkimet pranë Bashkisë në Sarandë, shkak një shkëndijë elektrike

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në vendparkimet pranë Bashkisë në Sarandë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe kalimtarët.

Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Shkak i zjarrit ka qenë shkëndijeelektrike, ndërsa nuk raportohet për dëme.