Vrasja e Klodian Rashës, Gjiknuri: Shteti pati reagim model

Deputeti i PS Damian Gjiknuri ka folur në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie pak ditë më parë. Gjë e cila ka zgjuar zemërimin e qytetarëve të cilët prej ditësh protestojnë në shumë qytete të Shqipërisë.

Në një intervistë televizive, Gjiknuri është shprehur se pati reagim model, duke e krahasuar edhe reagimin e Qeverisë Berisha pas vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar 2011.

“Aksidenti ndodh, ngjarja qe e rëndë. Polici nuk ka vepruar në mënyrë profesionale. Shteti veproi menjëherë. Pas përshkallëzimit të protestave pati një dorëheqje të ministrit të Brendshëm, që ishte një akt politik jo si ai kishte përgjegjësi. Shteti reagoi normalisht.

Tani i duhet lënë vend hetimeve, që do të nxjerrin përgjegjësitë, qoftë të grupit të komandimit, qoftë të  Nga ana tjetër përtej motiveve të një grupi të rinjsh apo organizatave të ndryshme, aktet e dhunës erdhën pasi pati tendenca për manipulim nga partitë politike. Këtu ka pasur raste kur janë vrarë njerëz në bulevard dhe zinxhiri i komandimit të Gardës jo vetëm që nuk dha dorëheqjen por u mbrojt nga ish qeverisja,

Negocioi prokuroria me qeverinë për hetimin e tyre”, tha GJiknuri.