Vrapuesi i distancave Alush Çukari me destinacionin e radhës në kuadër të 1 Qershorit

Vrapuesi sarandiot Alush Çukari nuk e ka anashakaluar aktivitetin sportiv, atë të vrapimit në rrugë të gjata, aktivitet ky shumë i dashur për të por tashmë i njohur edhe nga bashkëqytetarët e tij dhe jo vetëm.

Alushi ka në axhendën e vet jo vetëm destinacione vrapimi në distanca të gjata, si ato të vitit të kaluar. që me vrap arriti Tiranën, por destinacione në kuadër ditësh të veçanta.

Kështu, sipas programit të planifikuar, mbasditen e së enjtes, në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Alush Çukari,  në orën 18.00 u nis nga Saranda, për në Berdenesh, Çukë, Metoq, Gjashtë, hyri në qytet përmes rrugës së pestë për ta pëmbyllur vrapimin tek Shtëpia e Fëmijëve Shkollorë ” Vangjel Pulla “. Gjithë distancën Alushi e ka kryer për 42 minuta.

Por Alushi nuk u mjaftua me vrapimin, surprizën e radhës ai e pati pë fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve ku për ta me shpenzimet e veta u
shpuri Pizza dhe Pije Freskuese.

Alushi ka falënderuar  Çome Çipa për sherbimin tek Shtëpia e Fëmijëve, stafin, drejtorin kësaj Shtëpie, Arjan Hasipi. Falënderoi njëherësh edhe Kryetarin në detyrë të Bashkisë, Adrian Gurma për mbështetjen në gjithë aktivitetin e tij në sportin e vrapimit. Alush Çukari premtoi se sportin e vrapimit nuk do ta ndërpresë por do ta vazhdojë me destinacione të reja.