Skulptori Odise Papa, krijuesi i jetës së pandjeshme, mjeshtër i gdhendjes artistikisht të mermerit….

Odisea Papa, është skulptori sarandiot, që njihet nga secili prej nesh si mjeshtri i gdhendjes së mermerit.

Edhe pse prej pak vitesh nuk ndodhet në Sarandë, pasi është në emigracion, Odisea shpesh vjen në Sarandë.

Është malli për vendlindjen, të afërmit, miqtë e shokët ai që e sjell artistin në Sarandë. Për mallin e pashuar, jetën e tij jashtë atdheut, fillimisht në Greqi e tani në Suedi, përpjekjet e tij për të gjetur veten artistikisht dhe projektet e tij për të ardhmen, i sjell skulptori në intervistën e realizuar nga sarandalife.

Skulptori është krijuesi i jetës së pandjeshme, duke kthyer mermerin në vepra të mrekullueshme. I tillë është sarandioti Odise Papa….