Qofsh përherë aktive, mësuese Dhurata

Nga Shpresa Dine


30 vjet shërbeu si mësimdhënëse Dhurata Murtaj Rumani, në armatën e fortë, të mesimdhënësve të qytetit tonë.

Ndryshe e thërrasin Lata e shkollës “Adem Sheme”.Misioni fisnik dhe rrugëtimi që shoqëroi breza të shumtë, përfundoi.

Doli në pension, por ajo la pas energjinë e pashtershme, buzëqeshjen e çiltër, sjelljen prej nëne me nxënësit e saj, shpjegimin e veçantë dhe prakticitetin, për t’ua dhënë dhe bërë sa më të lehtë të gjithëve pa dallim.

Lata dallohet, për shpirtin e sakrificës dhe të gjerë me këdo.
Jeta e saj profesionale ishte një maratonë , e palodhur. Krijonte lidhje të veçanta, me nxënësit special.Vlen për t’u theksuar lidhja me fëmijët e “Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë” të qytetit, saqë të gjithë thoshin, Fabioja i Latës.

Do të mbetet në kujtesën e të gjithëve, për forcën e pazakontë që shpaloste, për të arritur gjithçka. Pensioniste në letra, por jo në pamje dhe energji.

Një darkë respekti dhe mirënjohjeje të ndërsjelltë, shtroi për kolektivin e arsimit fillor, Dhurata Rumani, që për të gjithë do të mbetet mêsuese Dhurata, ku ishin të pranishëm drejtori i shkollës Resmi Sali, nëndrejtoret Arta Buzuka dhe Anila Beqiri, prej të cilëve mori falënderime të shumta.