Jolio Dine: Opozita të gjejë forcë për tu ringritur, në degën e Sarandës duhet të ulim “shpatat”

Anëtari i Këshillit të ri Bashkiak Sarandë Jolio Dine, i zgjedhur nga Partia Lëvizja e Legalitetit, nëpërmjet një statusi apelon ndaj opozitës rikthimin në rolin e saj dhe organizimin e tryezës së forcave opozitare.

POSTIMI

OPOZITA duhet te gjeje sa me shpejt forcen tek vetja per t’u ringritur ne lartesine e pritshmerise qytetare. E pafalshme qe sot 3 jave pas zgjedhjeve lokale, te jemi ende nen “depresion politik” per shkak te luftes se brendshme qe po i shton cdo dite e me shume pikepyetjet opozitarizmit ne kete vend.

☑️ Qendra duhet ta kuptoje se rehatia post-zgjedhore e miksuar ca edhe me pushime verore, nuk eshte ajo cka presim ne “lokalet”. Zgjidhja per te sjelle ne shina opoziten nuk mund te presi te nesermen, eshte teper vone.

🤝 Ne aspektin lokal, ka ardhur ora te ulim “shpatat” ndaj njeri-tjetrit dhe te organizojme sa me shpejt tryezen e perbashket opozitare si detyrim jo vetem ndaj demokrateve, por edhe ndaj qytetareve sepse opozita i sherben kujtdo, madje edhe vete atyre qe kane te veshur petkun e pushtetit.

⏳ Cdo ore qe kalon nen avujt e dehjes nga interesat personale, eshte ore qe vret te ardhmen, jo vetem tonen…