Finiq, kishte mbjellur tokën me hashash, arrestohet 23- vjeçari
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, dhe si rezultat, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë gjetur në vendin e quajtur “Roshan”, Finiq, në një sipërfaqe toke në posedim të shtetasit F. P., 24 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 23 vjeç, banues në Finiq, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.