Butrinti barazon në miqësoren e radhës ndaj Filatit

Skuadra e Butrintit e drejtuar nga Odisea Çipa ka zhvilluar këtë të mërkurë një tjetër ndeshje miqësore.

Kundërshtari i radhës për sarandiotët ishte ekipi i Filtati.

Ky test përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ku ekipi i Butrintit bëri një tjetër përformancë mjaft të mirë.

Në të gjitha miqësoret që ka zhvilluar, skuadra e Butrintit nuk ka pësuar asnjë humbje duke treguar një paraqitje për tu lavdëruar.

Kujtojmë që javën e ardhshme me 2 tetor do të startojë edhe Kategoria e Dytë, ku ndeshjen e parë Butrinti do e zhvillojë në shtëpi përballë ekipit të Shkumbinit. /Sarandanewas.com/