Festivali “Netët e Bejkës së Bardhë” rikthen traditën e isopolifonisë në Pilur

Për dy ditë me radhë (9-10 qershor), Piluri i Himarës u kthye në kryeqendrën e muzikës popullore.

Grupe të ndryshme të polifonisë morën pjesë në edicionin e katërt të festivalit “Netët e Bejkës së Bardhë”, ku nuk munguan as vallet popullore që u organizua me mbështetjen e Bashkisë Himarë dhe disa deputetëve të Kuvendit.

Pjesëmarrës në këtë festival ishin shumë grupeve folklorike nga jugu i vendit, ndërsa përshëndeti festivalin edhe grupi i Janinës.

I cilësuar si një festë e madhe e folklorit dhe kulturës, dy netët e këtij festivali me këngë e valle mes traditave baritore tërhoqën turistë të shumtë.

Organizatorët e këtij festivali synojnë ta përcjellin traditën e ipolifonisë ndër breza, bashkë me vlerat më të mira të zonës tashmë të vëna në funksion të turizmit.

Në të dy netët konkurruan 12 grupe polifonike dhe përshëndetën 4 grupe. Ishin gjithsej rreth 130 pjesëmarrës festival.

Mbi 40 këngë dhe mbi 10 valle u interpretuan gjatë netëve këtij festivali

I gjithë konkurrimi që nga parakalimi i grupeve dhe deri tek grupi përshëndetës “ Kaonia” ishte një mrekulli folklorike që të mbërthen fort në mendje dhe zemër dhe të mban gjatë.

Juria më shumë se profesionale në përbërje të saj kishte personalitete me emër në kulturën kombëtare si, profesor- maestro Zhani Cikon, Afërdita Onuzi, Naxhi Kasoruhon dhe poeti Arben Bllaci.

Në fund të festivalit u dhanë këto çmime:

Çmimi i parë “ Lefter Çipa” ju dha grupit karakteristik të Himarës

Çmimi i dytë “ Maliq Lila” ju dha grupit të Lazaratit

Çmimi i tretë “ Feti Brahimi” ju dha grupit të të rinjve Delvinë

Çmimi i karrierës “ Nertesi Asllani” ju dha grupit “ Djemtë e Vlorës”

Çmimi special ju dha grupit “ Nektari i polifonisë

Çmimi special për interpretim mjeshtëror ju dha grupit ”Djemtë e Lumit të bardhë”

Çmimi si marrësa më të mirë ju dhanë

Bejushe Barjamaj

Vasil Sera

Përparim Çunaj