Saranda e Ksamili, dy nga destinacionet që zgjodhën qytetarët gjatë fundjavës

Saranda e Ksamili kanë qenë dy nga destinacionet e frekuentuara nga qytetarët fundjavën që lam pas.

Pavarësisht ndalimit të qarkullimit e masave të rrepta që qeveria ka marrë sërish qytetarët nuk kanë hezituar ti drejtohen detit duke e lënë nul aktin normativ që ndalon qytetarët të shkojnë në plazh për shkak të Covid 19.

Qytetarë vendas por dhe nga zonat e tjera si Gjirokastra, Tepelena, Përmeti e Vlora etj kanë qenë ata të cilët kanë nisur të mbushin plazhet dume na risjellë në mendje se tashmë jemi në sezonin veror.

Por jo vetëm gjatë fundjavës, temperaturat e larta të ditëve të fundit ashtu si dhe sot ka bërë që banorët e zonave të shkojnë në det duke qëndruar disa orë nën rrezet e nxehta të këtij dielli maji.

Kreu i qeverise ka deklaruar jo më larg se mbrëmë se gjatë qershorit konkretisht pas datës 10 të këtij muaji njerëzit mund ti drejtohen plazheve por duke ndjekur udhëzimet e qeverisë por të shumtë janë ata që e kanë hapur tashmë sezonin veror pa pyetur për ligjet e vendimet që nxjerrë kryeministri orë e çast ku njëra rrëzon tjetrën.

Këtë vit është vendosur që plazhi të bëhet si në kohët e vjetra pa shezlong , pa pagesë dhe duke ruajtur distancën deri në 2 metra nga çadra në çadër .

Por pavarësisht udhëzimeve sipas vetë mjekëve infeksionistë deti ka shumë të mira për shëndetin e njeriut për shkak të kripës e jodit dhe se nuk përbën rrezik për përhapjen e Covid19 duke i bërë kështu thirrje kryeministrit ti hapi plazhet sa më shpejt.