Dy fjalë për mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak dhe një përgjigje e detyruar ndaj Ina Zhupës
Nga Jolio Dine
Diten e djeshme, permes faqes (jo)zyrtare “Partia Demokratike Sarande”, une dhe kolege te mi te opozites, jemi sulmuar duke u anatemuar si “te shitur” tek Partia Socialiste per shkak te qendrimeve tona ne Keshill dhe te nje fotografie kortezie ne fund te saj.
Ne fakt, nuk e prisja kurre qe une dhe koleget e mi ne Keshillin Bashkiak te Sarandes, do te sulmoheshim ne menyre te ulet nga nje faqe zyrtare me logon e Partise Demokratike, aq me pak nga faqja qe krijova dhe zhvillova vete 10 vite me pare per te pasqyruar aktivitetin e deges se Sarandes.
Une dhe koleget e mi e dime shume mire se qendrimet e mbremshme te faqes “Partia Demokratike Sarande” nuk pasqyrojne as qendrimin e drejtuesve te Partise Demokratike ne qender (te cfaredolloj krahu), as te deges lokale te Partise Demokratike dhe as te anetareve te saj.
Ato pasqyrojne qendrimet personale te deputetes Ina Zhupa, e cila vjedhurazi ka marre prej kohesh administrimin e kesaj faqeje dhe po e perdor per interesa personale duke tentuar te promovoje veten dhe qendrimet e saj.
Te dashur demokrate e qytetare te Sarandes!
Eshte e vertete qe balancat politike ne Keshillin Bashkiak te Sarandes, pas ndarjes se mandateve, ishin te brishta ne dukje. Ne fakt, ne realitet, ato nuk ishin dhe aq.
Personalisht gjate gjithe kesaj periudhe kam zhvilluar takime te ndryshme me keshilltare te zgjedhur, por dhe me grupime politike.
Kam kerkuar ne mbledhjen e dates 20.06.2023 ne selime e Partise Demokratike, qe gjithe faktoret opozitare te mblidheshin pa dallim per te vendosur qendrimet ne Keshill.
Personalisht gjykoj se ne Sarande duhet te leme ndasite te tipit “vula” e “rithemelimi”, por te funksionojme si nje trup i vetem per hir te Sarandes e banoreve te saj, e le t’i zgjidhe qendra konfliktet mes veti, e jo ne. Kjo ide e imja nuk gjeti mbeshtetje mes paleve. Nga te gjitha keto takime, duke mos gjetur gjuhen per qendrime te perbashketa per shkak te ndasive politike por natyrisht edhe te aleancave politike, kemi funksionuar ne grupe me te vogla duke dakordesuar qendrimet.
Ne kushtet kur e majta se bashku me aleatet e saj lokale, kishte numrat per zgjedhjen e Kryetarit te Keshillit dhe gjithe strukturave drejtuese, kemi vendosur te mos “luajme” me arrogance kartonash qe do ti sherbenin vecse nje sherrnaje 5 minuteshe e me pas cdo pozicion politik do i kalonte shumices. Kemi kerkuar leshim nga ana e shumices te 50 % te pozicioneve ne Keshillin e Qarkut dhe 1 N/Kryetar Keshilli.
Duke gjetur dakordesine me keshilltaret opozitare te grupimeve me te vogla, personalisht kam vene ne dijeni edhe koalicionin “Bashke Fitojme”. Pas 8 vitesh kishim mundesine te perfaqesonim votuesit e djathte edhe ne Keshillin e Qarkut.
Nese te votosh Pro per dicka qe do te ndodhe edhe nese voton ndryshe e ne kembim te arrish marreveshje per te rritur pas 8 vitesh perqindjen e perfaqesimit opozitar ne qeverisjen lokale, eshte tradheti, atehere lenia me 0 perfaqesim e votuesit te djathte duhet te denohej me vdekje.
Te dashur bashkeqytetare, ne do te vazhdojme te jemi opozite e forte brenda atij Keshilli, per te mire te Sarandes e Ksamilit, per te mire te kujtdo, i djathte apo i majte qofte. Opozita, kur eshte e drejte e parimore, eshte fisnikeri e sigurisht sjell zhvillim per qytetin e pengon abuzimet me ligjin.
Sa i perket fotografise se disa prej keshilltareve te djathte me Kryetarin e ri te Bashkise, z. Oltion Caci, kam detyrimin te sqaroj se ajo eshte nje fotografi kortezie pas mbledhjes se Keshillit Bashkiak. Nese, sipas faqes se administruar nga Ina Zhupa, ajo tregon festen e keshilltareve per fitoren e z. Caci, atehere do te donim te dinim se cfare tregon perqafimi plot buzeqeshje para kamerave i Ina Zhupes me deputeten e PS, ne sallen ku numeroheshin votat, menjehere pas shpalljes se rezultatit te zgjedhjeve te 25 prillit 2021? Saranda eshte mesuar te bashkejetoje permes modeleve te qytetarise dhe mirekuptimit, modele te cilat nuk mund te quhen te tilla vetem kur i qeshet Ines!
Ndihem i keqardhur per frymen percarese dhe retoriken hakmarrese qe percohet cdo dite nga njerez qe duhet te ishin ne krye te tryezave te bashkimit. Ndihem i keqardhur per anatemimin qe i behet demokrateve qe ne 10 vite kane dhene gjakun, djersen e gjithcka kane pasur ne xhepa per Partine Demokratike, frytet e se ciles i gezojne sot ata qe flasin nga karriget e parlamentit ku pazaret behen per tendera e toka e jo per pozicione perfaqesuese demokratesh qe nuk japin as perfitim ekonomik e as pushtet politik.
Familjare te Ina Zhupes, te dashur bashkeqytetare e demokrate, kane perfituar tendera nafte me vlere 320 milione lek ne Bashkine e Sarandes, e sic dihet edhe aksione ne kullen pas Sahatit ne Tirane. Ndersa keshilltaret e djathte te Bashkise Sarande, ata te cilet u anatemuan dje, nuk kane perfituar asnje fond publik, madje disa jane edhe rrogetare te nivelit te mesem.
Personalisht nuk kam asnje perfitim financiar nga Keshilli Bashkiak apo Keshilli Qarkut. Rrogen e Keshillit Bashkiak do e jap per familjet ne nevoje, ndersa ne Keshillin e Qarkut nuk perfitoj, sipas ligjit, asnje shperblim financiar.
Ina Zhupa le te vazhdoje te flase per albanologjine ne Parlament, ndersa une do te vazhdoj cdo ore e minute te qendroj prane bashkeqytetareve te mi e te merem me cdo hall e problem qe ata kane, ashtu sic kam bere deri tani, pa u kursyer e pa i diferencuar ata.