Procedohet penalisht 38- vjeçari nga Delvina, i vuri zjarrin kullotave

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 38 vjeç, banues në Delvinë.

Kjo pasi më datë 23.09.2023, në fshatin Shëvasil, duke pastruar kullotën e tij, ka ndezur zjarr i cili është përhapur dhe si pasojë ka djegur një sipërfaqe toke me bimë dhe shkurre.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.