“Na e kanë përshkruar si Maldivet e Europës”, Saranda plot me turistë të huaj: Kemi dëgjuar shumë për Shqipërinë

Kreu i shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, thotë se deri më tani jane prenotuar 90% te strukturave. Saranda vit pas viti  po kthehet në një destinacion të preferuar edhe për të rinjtë europian.

Ky cift holandez u njohen me Sarandën përmes një fletpalosje në Korfuz dhe pastaj erdhën të shihnin nga afër “Maldivet e Europës” sic e quajnë ata.

“Ne po qendronim ne korfuz dhe atje pame disa fletepalosje te sarandes ne nje anije turistike, na pelqeu shume dhe vendosem ta vizitonim dhe ta eksploronim.Po na pelqen deti ketu me plazhin dhe ujin kaq te paster duket cdo gje kaq e bukur ketu.

Po e shijoj shume, po me pelqen shume , kam degjuar kaq shume per Shqiperine qe e pershkruajne si Maldivet e Europes dhe vendosa te vija e ta shihja më syte e mi”

Ky sezon turistik në Sarandë premton të nis një epokë të re ,për turizmin në jug ku prezenca turistike të thyej rekord vit pas viti.