50 vjet të hotelit të Turizmit në Sarandë

Edhe pse prej vitesh larg qytetit të Sarandës, Agron Xhama, bashkëqytetari ynë, përmes kujtimeve dhe fotove të ruajtura në arkivin e tij, sjell çaste dhe momente nga objekte të ndryshme që kanë qenë me peshë për Sarandën e para viteve ‘90.

Agron Xhama, që për vite me radhë ka qenë edhe drejtor i Hotel “Butrinti”, ose turizmit, siç është quajtur dikur, në 50 – vjetorin e Hotel Turizmit, ka bërë publike disa foto të ditës së inagurimit të tij.

Në statusin e tij në Fb Agron Xhama shkruan:
“Të dashur Saranditë, miq, shokë e dashamirës kudo ku jini, Si sot, më 1 qershor 1973 u inaugurua Hoteli Turistik “BUTRINTI”, njeri nga më të mëdhenjtë dhe më të mirë në vendin tonë për atë kohë.

Me këtë rast ju uroj të kaloni një verë plot supriza të bukura.

Për ish – punonjësit e turizmit ruaj respekt për punën që kanë bërë dhe i dhanë Turizmit të Sarandës vlerat që meritonte.

Faleminderit”, shkruan Agron Xhama, ndërsa ka hedhur edhe disa foto të asaj dite.