U kap duke blerë vota, GJKKO lë në burg Fredi Belerin
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në seancën e kësaj të hëne ka vëndosur masën arrest me burg për kryebnashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Gjithashtu në burg nën akuzën e shitblerjes së votave ka ngelur edhe bashkëpunëtori i Belerit Pandeli Kokaveshi.
Kujtojmë se Beleri nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, është arrestuar pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e shitblerjes së votës në zonën e Himarës.
Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij.
Kryeministri Edi Rama, duke komentuar reagimet e ashpra të Athinës zyrtare, tha se drejtësia shqiptare nuk mund të kontestohet dhe se duhet të veprojë njësoj për të gjithë.