Të zhdukur prej një muaji, miku i Sulovarit tregon ku mund të jenë trupat e dy të humburve në Sarandë
Altin Gjini miku i Fatmir Sulovarit i cili prej gati një muaj është shpallur i zhdukur së bashku me mikun e tij Leonard Thodhori i njohur si “Koçolja”, ishte në një lidhje telefonike për emisionin ‘Review’, në Euronews Albania.
Ai tha se i kan ë rënë shpresat për të gjetur të gjallë dy të zhdukurit dhe mendon se trupat e tyre mund të jenë në diku afër zonës së Qafë Botit, pasi sipas tij, personi me të cilin ka pasur konflikt Koçolja, jetonte afër asaj zone.
“Miri ka hyrë në makinë me mirëbesim. Atje ku i kanë çuar i kanë çuar me mirëbesim dhe dyshohet se janë humbur në Qafë Botë.
Aty është një kthesë që nga një anë shkon në Ksamil, nga ana tjetër për Qafë Botë. Nga biseda me njërin që ka njohur dhe Koçolen, personi që ka pasur këtë konfliktin për pronën ka qenë nga kjo zonë”,-tha Gjini.