Oltion Çaçi me fermerët e Çukës: Tregon programin e mbështetjes në shërbim të tyre

Kandidati i PS per bashkine e Sarandes eshte ndalur ne nje takim me fermeret e Çukes.

Ai kerkoi mbeshtetjen e tyre ne 14 maj, ndersa prezanoi planin e tij per zgjidhjet e problematikave te ketyre fermereve.

“Çukë,me njerëz të punës e të sakrificës për të vendosur në qëndër të vëmendjes fermerin dhe agrobiznesin lokal.

Me mbështetjen e qeverisë Shqiptare përmes skemave kombëtare do t’i japim zgjidhje përfundimtare azhornimit të tokës dhe investimeve në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore për t’i dhënë një zhvillim transformues zonës dhe mbarë këtij sektori premtues.

Ju ftoj të gjithëve të bashkoheni me mua në çdo takim dhe event në terren për të mësuar më shumë rreth programit dhe si mund të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme premtuese për Sarandën.

Për të mësuar më shumë rreth platformës, gjithashtu vizitoni faqen time zyrtare në oltioncaci.com”, shprehet ai.