Sarandë: Takim festiv i socialistëve për fitoren e 14 Majit

Në mjediset e lokal “Nertili” një numër i konsiderueshëm antarësh e simpatizantësh të PS Sarandë festuan fitoren.

Në këtë katërvjeçar bashkia e Sarandës do të drejtohet tanimë nga Oltion Çaçi, fitues i dalë nga zgjedhjet e 14 majit.

Në takim, përveç figurave të vjetra të PS, kishte dhe mjaft të rinj e të reja.

Takimin e hapi kryetari i PS, për Sarandën, Eleron Gjoni dhe më pas e morën fjalën një sërë figurash të vjetra të PS, deputeti i PS, mjeku Niko Kuri, vetë fituesi Oltion Çaçi, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Vlorës, Blendi Klosi, të cilët falënderuan për kontributin e socialistëve, por jo vetëm, për këtë fitore historike, për pushtetin vendor.

Në këtë takim përshëndetën dhe mjaft veteranë socialist.