Qindra gjoba e shoferë të ndëshkuar në Gjirokastër, policia tregon bilancin e një jave
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë një jave, janë proceduar në gjendje të lirë 3 drejtues automjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për drejtim të automjetit, në mënyrë të parregullt. Gjithashtu, janë pezulluar 2 leje drejtimi.
Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:
•Janë ndëshkuar 102 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 16 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 263 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia Rrugore e Gjirokastrës do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.