KQZ certifikon mandatet e Oltion Çaçit, Ergest Dules, dhe Besmir Veliut
Sot, në seancë publike Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë dhe për këshillin e bashkisë në zonën zgjedhore bashkia Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Komisioneri shpalli fitues Pjerin Ndreun, si kryetar i bashkisë Lezhë, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Gjithashtu, Komisioneri shpërndau mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat bashkiakë:
- Bashkia Libohovë;
- Bashkia Fushë-Arrëz;
- Bashkia Vorë;
- Bashkia Divjakë;
- Bashkia Poliçan;
- Bashkia Skrapar;
- Bashkia Pustec;
- Bashkia Këlcyrë;
- Bashkia Tepelenë;
- Bashkia Sarandë;
- Bashkia Delvinë;
- Bashkia Konispol.
Në këtë seancë, Komisioneri vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë:
- Bashkia Libohovë, Leonard Hide;
- Bashkia Poliçan, Adriatik Zotkaj;
- Bashkia Fushë-Arrëz, Hil Curri;
- Bashkia Vorë, Blerim Shera;
- Bashkia Divjakë, Josif Gorrea;
- Bashkia Skrapar, Adriatik Mema;
- Bashkia Pustec, Pali Kolefski;
- Bashkia Këlcyrë, Klement Ndoni;
- Bashkia Tepelenë, Tërmet Peçi;
- Bashkia Sarandë, Oltion Çaçi;
- Bashkia Delvinë, Besmir Veli;
- Bashkia Konispol, Ergest Dule.