Fushata elektorale e kandidatëvë për kryebashkiak në Delvinë: Besmir Veliu më aktiv se rivali i tij Ilir Mehmeti
Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit në Delvinë vijon çdo ditë të jetë mjaft aktive, ku që të dy kandidatet takojnë banorët për të shpalosur programet e tyre.
Në garë për bashkinë e Delvinës janë Besmir Veliu nga Partia Socialiste dhe Ilir Mehmeti nga koalicioni që drejtohet nga dyshja Meta-Berisha “Bashkë Fitojmë”.
Më aktivi në këtë fushatë mbetet kandidati i mazhorancës Besmir Veliu i cili ndodhen në terren çdo ditë si dhe mjaft aktiv në rrjetet sociale ku pasqyron takimet dhe premtimet përballë banorëve.
E kundërta është për kandidatin e dyshes Meta-Berisha, Ilir Mehmeti, i cili postimin e fundit ne fan-pagen e tij e ka në 26 prill.
Duket se situata ne terren e ka demoralizuar kandidatin Ilir Mehmeti që ka shumë pak shanse për të fituar zgjedhjet më 14 maj.
Në sondazhin e kryer në Sarandanews.com tregohet se mbështetja më e madhe është ndaj kandidatit të PS-së Besmir Veliu.
Sondazhi vijon ende ku keni mundësi të komentoni për të preferuarin tuaj.