“Frymëmarrje për Sarandën”, Skënder Muço: Ja pse e ndërrmora hapin për të kandiduar

Kandidati i PD-së për bashkinë e Sarandës, Skënder Muço, ka treguar problematikat që vuan prej disa vitesh sipas tij qyteti bregdetar.

Ai ka treguar dhe arsyet se pse e mori hapin për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Saranda ime, Saranda jonë, një qytet i cili ka mbi supet e veta 2000 vjet histori dhe një vijë bregdetare që e bekon. Vitet e vështira të komunizmit nuk e orientuan qytetin drejt zhvillimit dhe fuqëzimit të potencialit të vet. Potencial i cili e ka emrin Turizëm si një kurorë që qyteti jonë meriton ta mbajë në kokë, për vijen bregdetare dhe natyrën e bekuar.

Komunizmi ishte një mëndësi e cila më pas u trashgua dhe në demokracinë e trazicionit që ne po kalojmë. Saranda është rritur por jo si një trup i shëndosh, pa një plan ekonomik, pa një orientim, pa pasur një strategji zhvillimore dhe oferta konkrete pse duhet turistët të zgjedhin qytetin tonë. Burokracia e administratës dhe mungesa e shërbimit janë kthyer në një gjyle të rënd për t’u tërhequr zvarrë për të zhvilluar turizmin në qytetin tonë.

Jeta ime në këto 30 vite ka qënë një beteje me plot sfida në biznesin që drejtoi dhe padrejtësitë të cilat i kam hasur, si mungesa e meritokracisë, administratë e politizuar, burokraci e lodhshme dhe mungesa e një vizioni për të ardhmen. E ndërmorra këtë hap për qytetin tim, të ardhmen e fëmijëve tanë, krijimit të një vizioni për këtë qytet por edhe sepse unë së bashku me ekipin tim kemi ofertën e duhur për ti dhënë Sarandës potencialin e duhur që meriton.

Tja kthejmë qytetin qytetarëve !

Frymëmarrje për Sarandën !”, shkruan Skënder Muço,