Fitoi mandatin për Këshillin Bashkiak, Jolio Dine mesazh falenderimi banorëve të Sarandës

Jolio Dine do te jete anetari i Keshilit Bashkiak te Sarandes pas rezultatit pozitiv qe mori me 14 maj.

Pasi moren dy mandate me Partine e Levizja e Legalitetit, Dine ka percjelle nje mesazh falenderimi per gjithe banoret e Sarandes qe e votuan.

POSTIMI

Ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen e jashtezakonshme tuajen per listen e kandidateve per Keshill Bashkiak te kryesuar nga une, duke na dhene 2 mandate perfaqesuese.

I prekur nga vleresimi i lagjeve ku kam lindur dhe rritur ne zemer te Sarandes, te cilat e renditen forcen time politike si subjekt te dyte me te votuar.

Sot, me i motivuar e me i pergjegjshem per te dhene maksimumin tim per Saranden, Ksamilin, Gjashten, Metoqin, Cuken, Berdeneshin e Shelegarin e gjithe banoret e tyre.

Qendrimi im ne Keshillin Bashkiak te Sarandes do te jete perhere krah interesit qytetar dhe asgjeje tjeter qe mund ta cenoje ate. Saranda e banoret e saj do te prevalojne mbi cdo gje e per kete do te jem bashkepunues per projektet ne favor te saj e opozitar per cdo tentative per te miratuar vendime qe nuk i sherbejne komunitetit.