FAKTET: Mashtrimi i trashë i deputetes Ina Zhupa, ndaj kandidatit socialist

Deputetja e Sali Berishës në Sarandë, Ina Zhupa, ka bërë sot një gënjeshtër të trashë në lidhje me kandidatin e Partisë Socialiste Oltion Çaçit.

Në një intervistë Zhupa gënjeu publikisht ku ka deklaruar se Çaçi nuk ka kryer asnjë takim me komunitetin ukrainas dhe Italian në Sarandë.

“Kanadati në Sarandë Olti Çaçi ka arritur deri aty sa nuk ka organizuar dot një takim me qytetarë apo me komunitetein italian e ukrainas sepse nuk i pret njeri”, theksoi deputetja e Berishës Ina Zhupa, e cila duket se Sarandën e sheh vetem si vend për të ardhur si turiste dhe jo si deputete.

E vërteta është krejt ndryshe nga ajo çfarë deklaron deputetja Zhupa, pasi Oltion Çaçi jo vetëm që ka kryer takime me komunitetin Italian dhe ukrainas në Sarandë, por dhe ka marrë mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 14 majit.

Më poshte po paraqesim faktet ku Oltion Çaçi ka zhvilluar takime me këto dy komunitete të nderuara.

Ndryshe nga Zhupa dhe Cikuli që jo vetëm nuk kanë mbështetjen e qytetarëve pasi përfaqësojnë një parti “non grata”, por dhe ato pak takime që i kryejnë, ose i zhvillojnë nëpër kafene lagjes, ose nëpër ngushtica trotuaresh.

1- TAKIMI I OLTION ÇAÇIT ME UKRAINAS

2- TAKIMI I OLTION ÇAÇIT ME KOMUNITETIN ITALIAN