Besmir Veliu fton shqiptarët e Greqisë të votojnë delvinjotin Fatos Malajn

Kryebashkiaku i ri i Delvines Besmir Veliu, ka ftuae bashkadhetaret qe jetojne ne Greqi qe te dielen te votojne te gjithe kandidatin shqiptar qe garon ne zgjedhje Fatos Malajn.

“Të dashur bashkatdhetarë!

Nuk mund të qëndroja pa reaguar mbi kandidimin e djalit delvinjot Fatos Malaj  në qytetin e Athinës.

Fatosi ka qënë për vite me radhë zëri i problematikave të emigrantëve dhe vota juaj do ta bëj këtë zë të dëgjohet edhe me fort. Prandaj përulësisht desha që me thirrjen time të inkurajoj çdo shqiptar me të drejtë vote në Athinë.

Votoni Fatos Malaj! Sepse përtej partive, ajo që na bashkon më shumë është atdheu! Asgjë nuk duhet të na pengojë për ta treguar këtë në datën 21 maj!”, shkruan Besmir Veliu.