Shqipëria nis negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve, Xhaçka: Hap pozitiv

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën Olta Xhaçka ka bërë të ditur se në Athinë është zhvilluar mbledhja e parë e komisionene Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore.

Me anë të një postimi në facebook, Xhaçka shkruan se marrëveshja është një hap pozitiv e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona.

Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri -Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore. Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona” shkruan Xhaçka.