A do të ndërtohen kulla në Parkun Kombëtar të Butrintit? Margariti për projektin e ri: Nuk do të ketë beton
Konkursi ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun e Butrintit është mbyllur dhe fitues është zgjedhur projekti i arkitektit të njohur japonez, Kengo Kuma.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka dhënë detaje lidhur me këtë të projekt, nga konkursi i zhvilluar deri te projekti që do të vihet në zbatim. E pyetur nga gazetari Enkel Demi në “ABC e Mëngjesit”, nëse në parkun e ri kombëtar të Butrintit, do të ndërtohen kulla, vila, hotele, siç është thënë në media, ajo ka thënë që nuk do të ketë beton.
Margariti ka theksuar se i vetmi hotel do të jetë ai që është në hyrje të Butrintit, që ëshët një pronësi private.
“Jo nuk do të ketë beton. E pam edhe në pamjet, projekti do të kete shumë dru, shumë gur, patjetër do të ketë edhe elementë mbajtës metalik. Hoteli ekziston në hyrje të Butrintit, është pronësi private dhe nuk është i ndërlidhur me zhvillimin tonë.
Ndërhyrja e nevojshme dhe e domosdoshme, është kthimi i një dinjiteti çdo vizitori, që nga momenti i arritjes, pra porta hyrëse të jetë një portë ku të jap informacion, të ketë standard, të ketë një vend pushimi dhe në vazhdim të ketë hapësira ku komuniteti të mund të ndërveprojë. Nuk ka beton, nuk ka kulla, pamjet e tregojnë vetë, ishte një nga ndërhyrjet më delikate siç thash”, u shpreh ajo.