Pasioni për kuzhinën/ Stefania nga Saranda ka zgjedhur arsimin profesional: Qëndroj në Shqipëri
Është vendi ku Stefania gjen veten dhe shpreh fantazitë e saj.
Pasionin për kuzhinën e ka ndjerë që e vogël.
“Kuzhina është pasioni im. Më pëlqen sepse fantazitë dhe krijimtaria në kuzhinë nuk mungojnë asnjëherë”, thotë ajo.
Është 18 vjeçe dhe ka tre vite që studion në një shkollë profesionale në Sarandë.
Të ardhmen e saj nuk e imagjinon dot larg kuzhinës dhe industrisë së turizmit, për këtë ka menduar që edhe studimet e larta t`ja dedikojë pasionit.
“Studimet e larta kam vendosur t’i zhvilloj në Universitetin e Sarandës, ku është një degë që quhet “Turizmi””, shprehet Stefania.
Formimi profesional në moshë të hershme e ka ndihmuar të përballet lehtësisht me tregun e punës dhe të jetë e pavarur financiarisht.
Paga e kënaqshme në këtë sektor e ka bërë Stefaninë ta mendoj të ardhmen në Shqipëri.
“Shkollat profesionale janë të rrezikuara, por unë nuk e shikoj këtë si paragjykim. Sepse Saranda përshtatet me tregun e punës, me shkollat profesionale”, thekson Stefania.
akancat e zyrës së punës dhe jo vetëm, të mbushen nga nxënës të shkollave profesionale me formim në sektorin e shërbimeve.
“Këto njohuri që marrin iu shërbejnë shumë, si për të mbajtur vete, si dhe për t’u punësuar gjatë kohës që janë studentë, por edhe pas përfundimit të studimeve për të bërë diçka më shumë në fushën e turizmit”, thotë pedagogia.
Vitet e fundit, numri i të rinjve që zgjedhin të marrin një zanat në vend që të ndjekin studimet e larta ka ardhur rritje.