Oltion Çaçi takime me të rinjtë e FRESSH dhe sportdashësit e Sarandës

E diela per kandidatin e PS per bashkine e Sarandes Oltion Çaçi, ka vijuar me takime intensive.

Takimin e pare e zhvilloi me te rinjte e FRESSH Sarande, ku diskutuan per fuqizimin e rolit te te rinjve.

“Fuqizimi i rinisë është fuqizim i së ardhmes! Së bashku me të rinjtë sarandjotë, u angazhuam në diskutime produktive lidhur me zgjidhjet e problematikave të qytetit dhe përfshirjen e tyre për një të ardhme më të mirë për ta.

Ne mbetemi të përkushtuar për të fuqizuar të rinjtë tanë dhe për t’u ofruar atyre mjetet dhe burimet e nevojshme për të marrë role udhëheqëse në formësimin e së ardhmes të komunitetit tonë”, nenvizoi kandidati Oltion Çaçi.

Pas te rinjve ai u ndal te ndiqte dhe takimin mes Butrintit dhe AF Elbasanit ku u takua dhe me tifozet sarandiot.

“Si kryetar i ardhshëm i bashkisë, do të angazhohem në promovimin e sportit dhe zhvillimin e infrastrukturës së tij në qytetin tonë.

Sporti ka një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve tanë, në zhvillimin e një komuniteti të fortë, me vlera dhe të bashkuar.
Jam i sigurt që edhe pse nuk shënuam dot në fushë sot, nuk kam asnjë dyshim se përkushtimi dhe pasioni i tyre i vazhdueshëm do të çojnë në fitoret e ardhshme”, shkruan Çaçi.