KAS lë në fuqi firmat e falsifikuara të Gjergji Mërkurit, e rregjistron si kandidat të pavarur për bashkinë Sarandë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ankimimin e Partisë Socialiste për të mos regjistruar në zgjedhje kandidatin e pavarur në Sarandë Gjergji Mërkuri.

Me një vendim unanim të 5-të anëtarët e KAS-it, kanë vendosur se pretendimi i Partisë Socialiste nuk mbron asnjë interes të ligjshëm për kundërshtimin e vendimit të KZAZ për miratimin e kandidatit të pavarur Gjergji Mërkuri.

PS kundershtonte rregjistrimin e Merkurit pasi ky i fundit kishte falsifikuar rreth 89 firma qytetaresh.

Keta te fundit ishin terhequr nga firmat pasi nuk kishin qene ne dijeni se per çfare kishin firmosur.

Madje ne listen e firmave kishte emra te personave qe nuk jetojne fare ne Sarande.

Mirepo keto fakte nuk u moren parasysh nga KAS duke vendosur rregjistrimin si kandidat i pavarur te Gjergji Merkurit.