Oltion Çaçi me ekipin e Butrintit: Së shpejti plani i një bashkë-financimi për zhvillimin e klubit

Oltion Çaçi ka gati planin për zhvillimin e sportit në Sarandë.

Ai ka zhvilluar nje takim me ekipin e Butrintit ku ka treguar planin që do të tërheqi investime alternative e për pasojë rritjen e të ardhurave për klubin shumësportësh “Butrinti”.

“Me çunat e ekipit tonë të zemrës për t’i siguruar se do të kenë vëmendjen e posaçme të bashkisë në drejtim të rritjes së vlerës dhe kapaciteteve të klubit.

Shumë shpejt do të prezantojmë planin e bashkëpunimit me sipërmarrësit e mëdhenj, një mekanizëm bashkë-financimi që do të tërheqi investime alternative e për pasojë rritjen e të ardhurave për klubin shumësportësh “Butrinti”, shkruan Çaçi.