“Munguan vetëm grushtat”, detaje të reja nga mbledhja e zhvilluar nga Ina Zhupa me antarët e Rithemelimit në Sarandë
Ditën e enjte deputetja Ina Zhupa u shfaq në Sarandë pas shumë muajsh mungesë duke zhvilluar një mbledhje me antarët e Rithemelimit.
Mbledhja ka qenë mjaft e tensionuar dhe me shumë debate të ashpra mes antarëve dhe deputetes Zhupa.
Sarandanews.com raportoi dje se shkak është bërë ndryshimi nga lart dhe pa asnjë lajmërim i listës së antarëve për Këshillin Bashkiak.
Burime nga mbledhja pas lajmit të publikuar raportuan sërish se arroganca e paraqitur në mbledhje nga drejtuesit e Rithemelimit duke mos dhënë asnjë arsye për ndryshimin e listës, solli një agravim të situatës.
Siç bëhet me dije debatet dhe përçarja ka qenë aq e madhe sa vetëm grushtat kanë munguar.
Kujtojmë që 5 antarë të listës së Këshillit Bashkiak nga Rithemelimi kanë dhënë dorëheqjen për shkak të ndryshimit të emrit të tyre, duke sjellë pakënaqësi të mëdha.