Kandidati i Metës dhe “non-gratës”, Ardit Cikuli i “mërzitur” me infrastrukturën në Ksamil

Kandidati i Partisë së Lirisë për Sarandën, Ardit Cikuli, pas një periudhe heshtje është bërë sërish aktiv në rrjetet sociale.

Ai ka bërë disa fotografi nga një rrugë në zonën e Ksamilit, e cila nuk është e rikonstruktuar.

Kandidati i propozuar nga “non grata” Sali Berisha, por i rregjistruar në partinë e Metës, ka bërë thirrje që kjo gjë do të marrë fund më 14 maj.