Fushata elektorale në Himarë/ Kandidati i PS: Rivali përfaqëson dyshen Meta-Berisha

Kandidati i PS, Jorgo Goro i shoqëruar nga deputetët e qarkut të Vlorës Blendi Klosi dhe Vullnet Sinaj, është ndalur në një takim me banorë të Lukovës të cilëve u ka premtuar se do të merret me çështjen e pronave një prej problemeve kryesore të zonës si dhe shtoi se do të siguronte investime të reja në zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Deputeti Blendi Klosi theksoi gjatë fjalës së tij se përballë Jorgo Goros, qëndron Fredi Beleri duke shtuar se ky i fundit përveç problemeve me ligjin problemin më të madh ka faktin që përfaqëson dyshen Meta-Berisha.