Deputetja e Berishës viziton Muzeun e Sarandës: Është shumë i bukur, po ky Arditi jonë do bëj diçka më shumë

Deputetja e Berishës për Sarandën, Ina Zhupa, ka vizituar Muzeun e Sarandës.

Ajo ka vlerësuar punën në Muze, por për propagandë elektorale nuk la pa theksuar se me Ardit Cikulin do të ketë ndryshime të tjera.

“Në Muzeun e Traditës më mirëpritën Elda dhe Xheladini. Muzeu ndodhet në qendrën e qytetit të Sarandës, pikërisht aty ku ka punuar Naim Frashëri në vitet 1874-76.

Në këtë muze, përveç sendeve të veçanta shtëpiake dhe të kuzhinës, gjenden veshje të krahinave dhe komuniteteve që jetojnë në zonën e Sarandës, nga ato të Çamërisë, Minoritetit grek, zonës së Delvinës dhe Bregdetit. Me bukuri dhe histori shumë të vecanta, me rreth 16 veshje të spikatura vetëm nga kjo zonë.

Ky muze frekuentohet shumë pak nga vizitorët dhe duhet një vemendje më e madhe për ndërhyrjet e duhura nga shteti për rikontruksione, por edhe roli i bashkisë në promovimin, njohjen dhe përfshirjen në guidat e qytetit.

Ardit Cikuli ka një program konkret për mbrojtjen e trashëgiminisë kulturore të Sarandës. Dhe lidhje e tij me qytetin dhe traditat do jetë garanci për mbrojtjen që do i bëj atyre”, shkruan deputetja e Berishes, Ina Zhupa.