Tërmet në Greqi, banorët e Kretës zgjohen në panik

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter ka goditur mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës në Greqi, duke nxjerrë qytetarët të tmerruar nga shtëpitë e tyre.

Nga raportimet bëhet me dije se lëkundjet janë regjistruar në orën 05:30 të mëngjesit, në juglindje të Kretës.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 83 kilometra në juglindje të Arvi, me një thellësi 2 kilometra, ndërsa nuk raportohet që nga tërmeti të jenë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.

Rikujtojmë se gjatë muajve të fundit ishulli i Kretës është goditur nga një sërë tërmetesh të fuqishme.