Ardit Cikuli shkon vetëm si figurant, në mitingun e organizuar nga Berisha
Këtë të shtunë koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i udhëhqeur nga dyshja Meta-Berisha ka hapur fushatën elektorale në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.
Të pranishëm në këtë miting përveç militantëve ishin dhe 61 kandidatët për kryetar bashkie.
Ndër të pranishmit ishte dhe kandidati i Sarandës, Ardit Cikuli, i cili bëri xhiron e tij në mes të stadiumit kur iu thërrit.
Vetëm për kaq ishte nevoja e Berishës për Ardit Cikulit, pasi ai nuk u shfaq më për asnjë çast.
Ndërkohë, që pjesa më e madhe e kandidatëve folën në podium, për kandidatin e Sarandës nuk ishte servirur asnjë minutazh.
Ishte i pranishëm vetëm si figurantë ku nuk e njihte askush, së bashku me kandidatët e tjerë të Delvinës e Konispolit.