Ardit Cikuli hap thesin e premtimeve: Do e bëj Butrintin ekipit më të mirë në Shqipëri

Kandidati i Metës dhe Berishës, Ardit Cikuli, ka hapur thesin e premtimeve në këtë fushatë elektorale.

Këtë të mërkurë ai ka zhvilluar një takim me skuadrën e Butrintit në ambjentet e stadiumit “Andon Lapa”.

Në takimim me sportistët, Cikuli tha se nëse do zgjidhet kryetar bashkie do e bëjë këtë klub më të mirin në Shqipëri.

Natyrisht një premtim propagandistik e bërë nga një njeri që e shef rrallë në stadium, ose pothuajse fare të shofi ndonjë ndeshje të Butrintit.