Alabbar: Bukuria e vërtetë në Shqipëri janë malet dhe luginat. S’ka vend më të sigurt sesa Përmeti
Investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar ka marrë pjesë sot në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u organizua për herë të parë në Tiranë. Ai foli për bashkëpunimet e tij me qeveri të ndryshme ndër vite.
Teksa u ndal te Shqipëria, biznesmeni u shpreh se perceptimi për investimet në vendin tonë, ka ndryshuar, pasi njerëzit janë të mirësjelltë dhe kërkojnë që të çojnë përpara vendin e tyre.
Për Alabbarin, atë çka e bën më tërheqes turizmin në Shqipëri, janë malet dhe luginat, si dhe fshatrat. Ai ka thënë se Shqipëria është një vend i sigurt, teksa shembullin e tij të lëvizjes mes Tiranës e Përmetit.
“Ne duhet që të kontribojmë dhe te vetëbesimi i një vendi, ne të gjithë kemi dhe duam të bëjmë sa më shumë para. Nëse do të shëtisni në Shqipëri, shikon, male, luginat dhe bregdetin, por për mua bukuria e Shqipërisë qëndron të luginat. Për mua fshatrat dhe njerëzit e Shqipërisë janë të jashtëzakonshëm.
Kam 4 vite që endem rrugëve të Tiranës dhe Përmetit dhe nuk shikoj gjë tjetër, vetëm fytyra të buzëqeshura, të mirësjellë dhe të përulur.
Nuk ka vend më të sigurt sesa Shqipëria. Kam shëtitur vetëm në cdo orë të ditës e të natës, në rrugë me drita e në rrugë me drita e në rrugë të errëta. Dhe nuk ka qytet më të sigurt se Tirana e Përmeti. Ju lutem lini pas historinë e shkuar, të gjithë i kemi këto gjëra”, ka thënë Alabar.