Shëtitorja e Sarandës, Gurma: Para sezonit turistik pjesa më e madhe e punimeve do ketë mbaruar

Shëtitorja e Sarandës, pritet që gjatë nisjes së sezonit turistik të mos jetë e mbaruar plotësist, por punimet do të ndërprehen për të qenë e aksesueshme si për turistët ashtu dhe për biznesin.

Kryetari i Bashkisë së Sarandë, Adrian Gurma, në një prononcim për “Faktoje” është shprehur se pjesa me e madhe e punimeve do të jetë e mbaruar.

“Normalisht puna duhet që të kishte avancauar pak më tej. Nuk duhet të ishte në këtë stad që jemi sot.

Jemi të bindur që me nisjen e sezonit turistik pjesa më e madhe e punimeve do të ketë mbaruar.

Megjithatë, ne kemi menduar që në pikun e sezonit, këtu të mos kryhen punime”, u shpreh Gurma. /Sarandanews/